Xarrë, probleme me energjinë
30/11/2012 00:00
Banorët e Komunës Xarrë në Sarandë ankohen për furnizim të dobët me energji elektrike. Përvec kufizimeve të vazhdueshme, ata flasin edhe për tension të pamjaftueshëm që ka dëmtuar të gjitha pajisjet elektro-shtëpiake.
Familjet që kanë mundësi përdorin stabilizator për të përdorur energjinë elektrike dhe për të shmangur dëmet në pajisjet e tyre, por edhe kjo zgjidhje nuk ka rezultuar shumë efikase.
Banorët kanë drejtuar dhjetra ankesa ndaj CEZ-it. Ata thonë se arsyeja e furnizimit të keq është mosndërhyrja në rrjetin shpërndarës që prej vitit 1970, kur edhe është përfunduar elektrifikimi i vendit.
Në Xarrë jetojnë aktualisht rreth 5 mijë banorë.
Top Channel