Vendi më i mirë për të lindur? Zvicra

30/11/2012 00:00

Warren Buffet, ndoshta një ndër sipërmarrësit dhe investitorët më të suksesshëm të të gjitha kohërave, kur u pyet se cili ishte sekreti i suksesit të tij deklaroi se “kishte lindur në vendin e duhur, në kohën e duhur (1930)”.

Por cili është vendi i duhur “për të lindur” në vitin 2013? Economist Inteligence Unit publikoi listën me 80 vende, që nga vendi më i përshtatshëm për të lindur e deri tek më i papërshtatshmi. Si vlerësim përdoret nota, nga 4 deri në 10.

Në vendin e parë qendron Zvicra me notën 8.22, e ndjekur nga Australia me 8.12 dhe treshja nordike, Norvegji, Suedi dhe Danimarkë përkatësisht me 8.09, 8.02 dhe 8.01, që plotësojnë pesëshen e parë, ndërsa në top 10 renditet edhe Singapori, Zelanda e Re, Holanda, Kanadaja dhe Hong-Kongu.

Sa i përket anës tjetër të medaljes, vendit më të papërshtatshëm për të lindur, vlerësimi më negativ shkon për Nigerinë me 4.74 dhe Kenian me 4.91, ndërsa surprizë është edhe Ukraina që vlerësohet me 4.98.

Në vlerësimin e EIU-së, Shtetet e Bashkuara, që në vlerësimin e 1988 ishin të parat, renditen në vendin e 16-të me të njëjtën notë si Gjermania, ndërsa Italia mban vendin e 21, Franca dhe Britania përkatësisht në vendet e 26 dhe 27.

Vlerësimi i Economist Inteligence Unit është kryer bazuar në të dhënat ekonomike për 80 vende dhe Shqipëria nuk është përfshirë në to.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA