Teknika që nuk lejon prishjen e ushqimeve

30/11/2012 00:00

Një kompania amerikane pretendon se ka zhvilluar një teknikë që nuk lejon mykjen e bukës të paktën për 60 ditë.

Kompania thotë se duke kaluar bukën përmes një pajisje që lëshon mikro-valë, rrezet vrasin poret që lëshojnë mykun dhe kështu buka mund të rezistojë shumë më gjatë. Sipas kësaj kompania, kjo teknikë mund të reduktojë ndjeshëm sasinë e bukës së shkuar dëm, e cila vetëm në Britaninë e Madhe përbën rreth 1/3 e sasisë së blerë.

Kompania pretendon se e njëjta teknikë mund të përdoret edhe për shumë ushqime të tjera, përfshië këtu mishin e gjelit, fruta dhe perime.

Nëse teknika do të konfirmohej zyrtarisht nga autoritetet amerikane, ky do të ishte një hap i madh përpara. Hedhja e ushqimeve është një problem në vendet e zhvilluara. Në Shtetet e Bashkuara, një studim thotë se një familje e zakonshme amerikane hedh rreth 40 përqind të ushqimeve të konsumit të blera.

Nëse ky 40 përqindësh do të shmangej, atëherë familjet amerikane të gjitha sëbashku do të kursenin 160 miliard dollarë të hedhura në mbeturina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA