Sofia Vergara dhe Sharon Stone, në shtrat së bashku
30/11/2012 16:45
Sharon Stone dhe Sofia Vergara, dy nga aktoret më seksi në Hollivud, kanë shkuar në shtrat së bashku, por bëhet fjalë vetëm për një skenë “të nxehtë” në filmin ‘Fading Gigolo’.
54 dhe 40-vjeçarja xhiruan të martën në Nju Jork skenën erotike që me siguri mezi pritet nga meshkujt.
Filmi ‘Fading Gigolo’, me regji dhe skenar të John Turturro, flet për një çift biseksualesh.
Në këtë film interpreton edhe regjizori i famshëm Woody Allen.
Sharon Stone do të interpretojë në katër filma gjatë vitit të ardhshëm: Lovelace, Skype, Attachment dhe Mother’s Day.
Top Channel