Sërish arrest për Lindsay Lohan

30/11/2012 00:00

Lindsay Lohan përfunon sërish në pranga. Këtë herë aktorja amerikane e “1001 skandaleve” u arrestua për dhunën e ushtruar ndaj një femrë në një lokal nate në Nju Jork.

Sic raportojnë mediat amerikane, zënkat ka ndodhur mëngjesin e ditës së premte. Pas një debate të shkurtër, Lindsay ka goditur femrën tjetër, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur.

Ky është rasti i fundit kur Lohan përfundon në pranga. Problemet e saj me ligjin kanë nisur që në vitin 2007 për posedim droge, drejtim automjeti në gjendje të dehur dhe për shkelje të vendimeve të gjykatës për varësinë e krijuar ndaj alkoolit.

Në 2010 u dënua me 90 ditë burgim. Pasi vuajti 1/3 e dënimit u lirua me kusht, por i shkeli kushtet e vendosura nga gjykata që urdhëroi riarrestimin e saj dhe e dënoi me 30 ditë burgim.

Incidenti i fundit ku është përfshirë aktorja, daton në shtatorin e këtij viti, kur me Porche-n e saj, shtypi një kalimtar dhe më pas braktisi vendngjarjen pa njoftuar ndihmën e shpejtë. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA