Rrezikon jetën për të kryer detyrën

30/11/2012 09:15

Përkushtimi i pabesueshëm i një punëtori të komunales në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, bëri xhiron e botës ditën e premte.

Punëtori i paidentifikuar u përball ditën e enjte me një sfidë të vështirë, atë të mbylljes se një rrjedhje uji, në një tubacion nëntokësor.

Megjithatë, për shkak të rrjedhës së fortë dhe të vazhdueshme, gropa e hapur për të mbërritur deri tek çarja, u mbush e gjitha me ujë të ndotur nga dherat, me punëtorin që arrinte të merrte frymë vetëm duke nxjerrë kokën mbi ujë, duke rrezikuar disa herë jetën e tij.

Ky përkushtim i pabesueshëm ndaj detyrës, u shpërblye me punëtorin që arriti më në fund të gjente rrjedhën dhe ta mbyllte atë, ndërsa fotografitë në gazetat e ndryshme botërore duhet të mjaftojnë për të justifikuar një rritje page.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA