Të jesh e martuar me Sacha Baron Cohen nuk duhet të jetë e lehtë. Aktori i cili ka interpretuar personazhe si Ali G, Borat dhe Diktatori është po aq i çuditshëm në jetën reale sa në filmat ku luan.
Kështu të paktën thotë bashkëshortja e tij, aktorja Isla Fisher: “Nuk e keni idenë sa në siklet të vë në disa situata të caktuara. Për të nuk ka ndryshim filmi me jetën reale. Nuk i intereson aspak se çfarë pasojash do të kenë batutat e tij në rrethin shoqëror.”
Isla tregon: “Një herë, para një filmi të aktorit Jack Black doli një grua dhe mbajti një fjalim të gjatë. Pas saj, u ngjit në skenë vetë Jack Black dhe foli shumë pak. Pas filmit, Sacha i tha Jack-ut: Pse vetë fole aq pak dhe lejove që ajo gruaja me b… të mëdha të fliste aq shumë? Doli që ajo grua ishte nëna e Jack Black, por ai nuk u sikletos aspak, por shtoi se i pëlqenin shumë prapanicat e mëdha.”
Sacha dhe Isla janë martuar në vitin 2010 dhe kanë 2 vajza.
Top Channel