Rihanna rikthehet me Chris Brown

30/11/2012 00:00

Pas muajsh të tërë përgënjeshtrimesh e deklaratash të tipit, “jemi miq të mirë”, Rihanna pranon rikthimin me Chris Brown.

Këngëtarja nga Barbadosi publikoi në profilin e saj në rrjetin social Twitter një foto duke përqafuar këngëtarin, të cilin e quan “i dashur”.

Burime pranë çiftit, të cituara nga tabloidi britanik The Sun, deklaruan se Rihanna po shoqëron Chris në turin e tij europian dhe për këtë ndjehet mjaft e lumtur. Edhe fotoja e publikuar nga këngëtarja është shkrepur në Frankfurt, një nga ndalesat e turit të Brown.

Në 2009, Chris u dënua për dhunën e ushtruar ndaj Rihanna-s dhe për dy vjet komunikimi mes tyre ishte thuasje zero. Muajt e fundit, rindezja e romancës së tyre nuk mund t’i shpëtonte syrit të mediave gossip, pavarësisht deklaratave të këngëtares se “ishin thjesht miq”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA