OKB njeh Palestinën

30/11/2012 00:00

Organizata e Kombeve të Bashkuara votoi për njohjen e Palestinës si një anëtar me statusin e vëzhguesit, një lëvizje e kundërshtuar fuqimisht nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në votimin e mbajtur në orët e para të së premtes, SHBA nuk mund të ushtronte të drejtën e vetos, pasi votimi u realizua në Asamble dhe jo në Këshillin e Sigurimit.

Ashtu siç ishte parashikuar, edhe votimet treguan se Palestina gëzonte mbështetjen e shumicës së vendeve anëtare, duke fituar anëtarësimin pa të drejtë votimi.

Shqipëria ishte një prej 41 vendeve që abstenuan, por 138 shtete votuan pro njohjes së Palestinës, mjaftueshem per te siguruar njohjen. Vendet qe votuan kunder njohjes ishin nente.

Vendi ynë, pavarësisht marrëdhënieve të ngushta të miqësisë me Izraelin dhe SHBA-në, njeh Palestinën si shtet që prej kohës së regjimit komunist.

Anëtarësimi u konsiderua si një moment i madh për Palestinën nga liderat e Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës, me dhjetëra mijëra njerëz që u derdhën në rrugë për të festuar pavarësisht tensionit pas disa ditësh konflikt më parë gjatë muajit me Izraelin.

Nga ana e tij, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e konsideroi këtë votim si “të pakuptimtë” dhe theksoi se fjalët e homologut të tij palestinez, Mahmoud Abbas, nuk ishte fjalë të “një njeriu që kërkon paqe”.

 

SHENIM: Al-Jazeira raporton drejtepersedrejti lajmin, ku ne tabelen e kombeve te OKB-se shfaqet abstenimi shqiptar

Top Channel