Nëse kërkon të jetosh sa më gjatë, zgjidh Monakon. CIA World FactBook publikoi të dhënat për jetëgjatësinë mesatare të 222 vendeve në mbarë globin.

Vendi i parë për jetëgjatësinë mesatare mbahet nga Monako me 89.68 vite, ndërsa vendi me jetëgjatësinë më të ulët është Çadi në Afrikën sub-sahariane, me 48.69 vite.

Vendet me jetëgjatësinë mesatare më të lartë shtrihen në Europë dhe Amerikën e Veriut shto këtu edhe Japoninë dhe Australinë, ndërsa vendet me jetëgjatësinë mesatare më të ulët, përjashto këtu Afganistanin, janë që të gjithë në Afrikën Qendrore dhe Jugore.

Sipas të dhënave të CIA World FactBook, femrat kanë një jetëgjatësi më të lartë se sa meshkujt. P.sh në Monako, mesatarja e jetesës së tyre është 93.77 vjeç, përkundër 85.74 të meshkujve. Vendet ku jetëgjatësia mesatare e meshkujve tejkalon atë të femrave, numërohen me gishtat e dorës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA