Modelja kineze, burg për fotot si police

30/11/2012 20:30

Një modele kineze është dënuar me 9 muaj burg pasi ka postuar në internet foto të sajat si një police seksi. Wang Xiomeng pozoi për një reklamë të një romani policesk, por kjo gjë i ka hapur shumë telashe.

Në një nga fotot, 23-vjeçarja shihet e ulur në shtrat duke veshur getat me një kapele policie në kokë.

Në një foto tjetër, Wang pozon me bluzën e policisë të zbërthyer duke treguar në këtë mënyrë dekoltenë.

Fotot ajo i postoi në një blog dhe pas disa ankesave, zyrtarët qeveritarë urdhëruan policinë të arrestonte të renë me motivin e “personifikimit të rremë të një agjenteje policie” .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA