Longoria si kurrë më parë

30/11/2012 09:35

E konsideruar prej kohësh si një prej aktoreve më të pashme të Hollivudit, Eva Longoria pranoi që të tregonte linjat e saj të admiruara si kurrë më parë.

Protagonistja e “Shtëpiakeve të Dëshpëruara” figuron në koopertinën e revistës “GQ”, në versionin e saj për Meksikën.

Në shitje që prej 30 nëntorit, Longoria është zgjedhur për të qenë imazhi i dhjetorit të revistës, e konsideruar si një “dhuratë” ndaj të gjithë lexuesve në këtë fundviti.

Aktorja, e cila së fundmi fitoi vëmendje mediatike për mbështetjen që i dha kandidaturës së Obamës në zgjedhjet presidenciale në SHBA, është beqare pas ndarjes nga basketbollisti Mark Sanchez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA