Frika nga fundi i botës rrit vetëvrasjet

30/11/2012 14:10

Ndërsa fundi i vitit po afron, ankthi për ata që besojnë profecitë majane për fundin e botës në datën 21 dhjetor vazhdon të shtohet.

Në këto kushte, ekspertë të Agjensisë Hapësinore Amerikane “NASA” paralajmëruan të premten se këto zëra krijojnë një kërcënim serioz mbi jetën e fëmijëve të frikësuar apo adoleshentëve depresivë.

David Morrison, një astrobiologjist i “NASA”-s, deklaroi në mediat amerikane se çdo ditë atij i mbërrijnë një numër i madh e-mailesh, nga qytetarë të shqetësuar, shumica prej të cilëve në moshë minore.

”Disa ankohen se nuk mund të hanë ose janë tepër të shqetësuar për të fjetur, ndërsa ka edhe prej tyre që shkruajnë se ankthi për fundin e botës i bën të mendojnë vetëvrasjen”, deklaroi Morrison.

Njëkohësisht, statistikat tregojnë se rastet e vetëflijimeve, të ndikuar thellësisht nga zërat e apokalpsit, janë rritur ndjeshëm së fundmi.

”Ndërsa për shumicën e njerëzve kjo është një shaka apo e pakuptimtë, apokalpsi prej një pakice merret shumë seriozisht dhe ka njerëz realisht të frikësuar”, deklaroi Morrison, që këshilloi që të rinjtë të ekspozohen sa më pak ndaj këtyre thashethemeve.

Spekulimet për fundin e botës bazohen në bestytnitë antike të fiseve të vjetra maja, për të cilët, kalendari i botës përfundon në datën 21 dhjetor 2012.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA