Ankand për 100-vjetorin e Marilyn Monroe, ekspozohen foto të rralla dhe objekte ikonike
Papunësia në Eurozonë regjistroi një rekord të ri në muajin tetor, ndërsa të dhënat për fuqinë blerëse vazhduan të përkeqësoheshin.
Këto të dhëna u publikuan nga presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, i cili paralajmëroi se Eurozona mund të mbetet në krizë deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.
Norma e papunësisë në tetor u përllogarit në 11,7%, 1,4% më shumë se i njëjti numër i një viti më parë.
Që prej shtatorit, 173 mijë persona humbën vendin e punës në të gjithë Bashkimin Europian, duke bërë që “armata” e të papunëve tashmë të llogarisë 18,7 milionë persona.
Spanja dhe Greqia vazhdojnë të jenë dy vendet më problematike të Europës për papunësisë, me 26,2% dhe 25,4% përkatësisht.
Në kontrast, papunësia në Gjermania pësoi rënie në nivelin e 5,4%, ndërsa në Austri, vendi me normën më të ulët, gjithashtu u regjistroi një rënie në 4,3% të forcës aktive për punë që kërkon një të tillë, të paaftë për të siguruar një të tillë.
Top Channel