
Përgjaket Nata e Bardhë në kryeqytet. Tre persona janë plagosur rëndë,
njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje kome, në dy aksidente të
ndodhura gjatë natës në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 02:00 ku janë përplasur dy automjete në lëvizje, e më pas janë goditur me dy mjete të parkuara. Për pasojë janë plagosur dy persona, të cilët janë nisur në Spitalin Ushtarak.
Aksidenti i dytë ka ndodhur në zonën e “21 Dhjetorit”, ku një automjet tip Audi Q7 me targa të huaja është përplasur me një Benz me targa shqiptare. Për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i Benzit, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Ai ka kaluar në koma dhe ndodhet në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të dy aksidenteve.
Top Channel