Sllovenia: Të jepet statusi kandidat

29/11/2012 00:00

Shqipëria do të ketë mbështetjen e Sllovenisë në përpjekjet e saj për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.
Brenda Bashkimit Europian ka vende si Holanda qe i kerkojne Shqiperise
te beje me shume qe te marre statusin e vendit kandidat, por ka dhe
vende si Sllovenia qe mendojne se Shqiperise po i kerkohet te zbatohen
kushte thuajse si te njejta me vendet qe kane hapur negociatat per
anëtaresim.

Këtë opinion e shprehu ne Tirane, kryeministri slloven, Janes Janza, i cili tha se e ka diskutuar ceshtjen e statusit te vendit kandidat per Shqipërinë edhe ne takimin koke me koke qe pati me Kryeministrin Berisha. Duke u shprehur per nje mbeshtetje te fuqishme te Sllovenise ne Samitin e Dhjetorit qe Shqiperia te marre statusin e kandidatit, Kryeministri sllloven deklaroi se me reformat e ndermarra vitin e fundit, Shqiperia i ka treguar Bashkimit Europian se eshte nje partner i besueshem.

“Ne familjen europiane nuk eshte vetem Sllovenia qe mbeshtet Shqiperine. Kemi qene vete ne kete situate para 10 vjeteve. Ajo qe ne kerkojme eshte qe te kete trajtim te njejte per te gjitha vendet. Kjo do te thote qe ne nuk mund te kerkojme nga nje vend kandidat te permbushe te gjitha kushtet para se ky vend te nise negociatat, faze kur vendi do te duhet te permbushë 35 kapituj te tjere, qe perfshijne te gjitha fushat. Sipas meje tani eshte e panevojshme qe t’i kekrohet nje vendi te permiresoje te gjitha ligjet pa nisur negociatat. Kjo eshte e paarsyeshme. Biseduam me Kryeministrin edhe per samitin e Keshillit Europian, ku sipas axhendes do te diskutohet per zgjerimin. Kjo do te thote se do te hapet mundesia per te diskutuar per statusin  e kandidatit per Shqiperine. Ne kete pike te debatit Sllovenia do te mbeshtese dhenien e statusit, por eshte e veshtire te paragjykoj rezultatin e ketij debati. Po ashtu nuk mund te dij qe tani cfare qendrimi do te mbaje komisioni europian, qe do te beje propozimin por mund te them qendrimin e Sllovenise ne ate mbledhje. Sllovenia do te mbeshtese ne dhjetor Shqiperine per te marre statusin e kandidatit. Ne mendojme se me keto reforma qe ka ndermarre Shqiperia kete vit, kjo eshte absolutisht e merituar”, tha Janza.  

Sipas kryeministrit te Sllovenise, afrimi i Shqiperise ne Bashkimin Europian nuk eshte vetem ne interesin e shqiptareve, por edhe te Europes, e cila sheh tek Shqiperia nje faktor te fuqishem te paqes dhe stabilitetit ne rajonin e Ballkanit.

   

Top Channel