Martens hap pritjen shtetërore

29/11/2012 00:00

Aktivitetet për 100-vjetorin e Pavarësisë janë mbyllur me pritjen
zyrtare të Presidentit të Republikës Bujar Nishani në Pallatin e
Brigadave, ku pavarësisht dhjetëra të ftuarve në pritje, kjo nuk e ka
penguar fillimin me më shume se një orë vonesë të ceremonisë për shkak
të zhvillimit paralelisht të një koncerti në Pallatin e Kongreseve.

Teksa Protokolli i Shtetit, parashikon hapjen e ketij aktiviteti nga Presidenti i Republikes, ceremonia u hap nga kreu i partive popullore europiane ëilfried Martens, qe pavaresisht se figura me e larte e partive te djathta europiane ka nje stature politike, qe nuk e fshehu edhe ne fjalimin e hapjes kur tha se drejtimi aktual i vendit do ta coje ate perpara integrimit. Por kjo kerkon tha ai, lufte kunder korrupsionit dhe mbajtjen e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.

“Sfidat me të cilat do të përmballeni nga sot e tutje do të shndërrohen në më të mëdha dhe përgjigja që ju do të jepni në mënyrë kolektive të përbashkër do të jetë vendimstate për vrezat e ardhshëm. Ju keni krijuar një demokraci që duhet ta konsolidoni përmes zgjedhjeve të ardhshmë që duhet të jenë të lira dhe të ndershme”, tha Martens.

Presidenti Nishani qe duhet te hapte kete ceremoni morri fjalen pas pershendetjes se homologes kosovare Ahtifete Jahjaja qe e vleresoi kete shekull si te mbare per shqiptaret, me dy kombet e tyre te lira dhe te pavarura qe duhet tani te ecin perpara drejt familjes europiane. Ndersa presidenti Nishani i shtoi ketij qendrimi edhe nje pershkrim te gjate jo vetem te historise sone por edhe te vlerave dhe te metave spikatese te popullit shqiptar.

“Ne shqiptarët jemi jo pak të çuditshëm; konsumatorë tekanjozë, dashuronjës të dalldisur, mbretër të vetes, që pretendojmë të kemi; secili aeroportin e vet, secili autostradën e vet, secili spitalin e vet, secili prokurorinë dhe gjykatën e vet. Po, kështu jemi. Por dimë edhe të përshtatemi, dhe sigurisht që po përshtatemi e do përshtatemi për tu bërë banorë të denjë të shtëpisë së madhe europiane.Jemi vendi dhe kombi me dëshirën më të madhe për t’iu bashkuar Europës”, tha Nishani.

Fillimi me vonese i aktivitetit dhe fjalimet e gjata nuk mundesuan kokteilin ne formen tradicionale te ketyre rasteve, per shkak te largimit te shpejte te te ftuarve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA