Engell uron në shqip 100-vjetorin

29/11/2012 00:00

Me përshëndetjen tradicionale shqip, “Gëzuar”, mbylli fjalën e tij me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Kongresin amerikan, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, ligjvënësi demokrat nga Nju Jorku, Eliot Engell, mbështetës i fortë për vite me radhë i çështjeve shiqiptare.

Englell tha se, që nga dita e shpalljes së Pavarësisë nga Perandoria Otomane 100 vjet më parë, sot Shqipëria është një demokraci në lulëzim, është anëtare e NATO-s dhe po të kihet parasysh fakti se për rreth gjysmë shekulli Shqipëria ishte diktatura më brutale në gjithë botën, ku populli shqiptar ishte nën propagandën më intensive antiamerikane, populli shqiptar nuk e besoi kurrë atë.

Nga eksperienca ime me çështjet shqiptare, theksoi kongresmeni Engell, dua t’ju them se asnjë popull në botë nuk është më pro-amerikan se populli shqiptar, qoftë në Shqipëri, Kosovë, në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë.

Më herët ishin ambasadorët amerikanë që kanë shërbyer në Shqipëri që nga viti 1991 dhe deri më sot që përcollën urimet e tyre për 100-vjetorin e Pavarësisë. Nga Ryerson deri tek Arvizu uruan të gjithë shqiptarët për 1 shekull pavarësi.

Gjithashtu, në prag të festës edhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton uroi shqiptarët për jubileun dhe shprehu dhe njëherë nevojën që politika shqiptare të miratojë reformat dhe garantojë zgjedhje të lira. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB