Berisha: Bashkimi ynë në Europë

29/11/2012 00:00

Kryeministri Sali Berisha është përpjekur ta kalojë në mënyrë sa më të
moderuar mungesën e Greqisë në festimet për Pavarësinë e Shqiperisë me
pretendimin zyrtar se deklaratat e Kryeministrit Berisha cenonin
marredheniet e fqinjësise se mire.

Duke qene se zoti Berisha e sqaroi menjehere se permendja e Prevezes i referohej historise se para vitit 1912 dhe se Shqiperia nuk kishte pretendime territoriale ndaj asnje fqinji, Kryeministri Berisha dha kete pergjigje, kur u pyet nese e ndjeu mungesen e Greqise ne festimet e pavaresise: “Francezet kane nje pergjigje. Miqte shkelqejne gjithnje me mungesen e tyre”.

Kryeministri Berisha nuk hezitoi te fliste edhe per tezen e bashkimit kombetar, kur u pyet nga Top Channel, nese kjo do te thoshte bashkim i Shqiperise me Kosoven.

“Motoja e shpallur është të bashkohemi njëri me tjetrin, të bashkohemi me Europën. Dhe unë mendoj se kjo moto është një moto e drejtë, në të cilën çdo shqiptar duhet të punojë. Ne duhet të punojmë kudo ku jemi për projektin europian, por duhet të punojmë kudo ku jemi për të kapërcyer qindra ndarje dhe pengesa që janë vendosur një shekull midis shqiptarëve. Kështu që lidhur me pyetjen, njohja e metejshme dhe konsolidimi i pavaresise se Kosovës i rolit të saj të saj rajonal dhe nderkombetar mbetet interesi kombetar i shqiptareve”, tha Berisha.

Megjithese keto qendrime kane ngjallur pakenaqesi tek fqinjet maqedonas dhe greke, Kryeministri Berisha serish nuk hezitoi disa minuta me vone t’i referohej fakteve historike te fundit te shekullit te 19-te, kur nen Perandorine osmane, Shqiperia etnike ishte formesuar ne 4 vilejete, te cilat me luftrat dhe aleancat nderkombetare te fqinjeve greke dhe serbo-malazez, iu dhane atyre duke copetuar trojet etnike shqiptare.

Kryeministri i beri keto referenca gjate inaugurimit te nje rruge te re ne Tirane, qe iu vendos emri i ministrit te Jashtem te Perandorise Austro-Hungareze Leopold Bertold, qe mbeshteti ne menyre te pakufizuar pavaresine e Shqiperise dhe ndalimin e copetimit te metejshem te Shqiperise.

“Konti Bertold, qeveria dhe vendi i tij, Perandoria Austro-Hungareze prej vitesh ishin të përcaktuar për Shqipërinë etnike, Shqipërinë e trojeve shqiptare ku banonin shqiptarët, Shqipërinë e 67 mijë kilometrave katrorë, vend kryesor në gadishullin e Ballkanit, në pjesën jug-perëndimore të tij. Por momenti, Aleanca Ballkanike dhe faktorë të tjerë bën të pamundur asokohe realizimin e këtij shteti të pavarur. Ndaj dhe ai mbështeti fuqishëm Ismail Qemalin për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë, për të themeluar shtetin shqiptar si një domosdoshmëri jetike për të shpëtuar shqiptarët, kombin që ai e donte dhe respektonte, nga shuarja e tyre nga harta politike e Evropës”, tha Berisha.

Top Channel