Shqiptarët, më të preferuarit për femrat italiane

28/11/2012 13:40

Meshkujt shqiptarë janë ndër më të preferuarit për martesë nga femrat italiane, treguan shifrat zyrtare të publikuara ditën e mërkurë.

Në raportin statistikor, tregohet se 7,2% e të gjithë martesave të përgjithshme në Itali janë ato ku njëri prej dy partnerëve është i huaj.

Në rastin kur italiane është partnerja, marokenët dhe shqiptarët janë bashkëshortët më të shpeshtë.

Nuk shihet e njëjta tendencë me vajzat shqiptare, të cilat nuk renditen midis të preferuarave për martesë midis bashkëshortëve italianë, të cilët në 17,7% të rasteve te martesave mikse zgjedhin një rumune, ndjekur nga ukrainaset (9,9%) dhe brazilianet (7,6%).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA