Një vështrim mbi Shqipërinë

28/11/2012 00:00

Gjatë një interviste për Top-Channel, Bernd Fischer studiuesi amerikan i
historisë së vëndit shpalos një sër pikëpamjesh për disa zhvillime të
rëndësishme gjatë këtyre 100 vjetëve. Zoti Fisher fillimisht i jep
përgjigje pyetjes nëse Shqipëria sot në ditëlindjen e 100 të saj arriti
të behet shtet.

“Po. Shqipëria u bë shtet që në 1912-n, por iu desh 100 vjet për t’u bërë një komb. Ky është një proces që ende vijon. Ajo që shikojmë sot është shumë ndryshe nga ato zhvillime në 1912tën. Padiskutim, sot Shqipëria përvec të qënurit shtet është një komb”, tha Fisher.

Historioni amerikan është i kujdeshëm kur përmend emra të atyre personaliteve të cilët lanë gjurmë gjatë këtyre 100 vjetëve.

“Janë shumë figura të rëndësishme. Ismail Qemali merr një rëndësi të vecantë pasi ai është babai këtij vendi. Punoi shumë deri sa deklaroi Pavarsinë e Shqipërisë. Kështu ai meriton të gjitha vlerësimet e dhëna. Edhe Mbreti Zog ka kontributin e tij në krijimin e kombit shqiptar. Nuk duhen përjashtuar edhe komunistët nga dhënia e disa meritave. Pavarsisht regjimit të ashpër që instaluan në Shqipëri ata kanë kontributet e tyre. Pra, të gjitha këto figura kanë luajtur role të ndryshme gjë për të cilën duhet të gëzojnë meritat përkatëse”, tha Fisher.

Sipas Bern Fisher iniciativa e kryeministrit Berisha për rivlerësimin e figurave historike është një hap që duhet përshëndetur por thekson se rivlerësimi është një e drejtë ekskluzive e historianëve dhe se politika duhet të qëndroj sa më larg të jetë e mundur nga ky proces.

“Unë mendoj se rivlerësimet historike janë të nevojshme. është diçka që unë inkurajoj studentët e mi ta bëjnë. Procesi rivlerësimit është diçka konstante me vlerë. Shpresoj që në Shqipëri kjo mos të jetë e motivuar politikisht sepse historia duhet që qëndroj sa më larg politikës për të qenë objektive. Unë i kam mirëpritur deklarimet e Kryeministrit për rivlerësimin e figurave të ndryshme në Shqipëri, por duhet të jenë historianët ata të cilët duhet të thonë fjalën e fundit. Gjithmonë politika në këto gjëra kërkon të jetë prezente dhe të përfshihet. Unë dua të them se poltika në të tilla çështje duhet të ket një rrol shumë minimal pasi të merresh me histori është një profesion. Përshembull unë nuk mund të marr atribgutet e një kirurgu për një muaj pa mbaruar shkollimin përkatës. Historia duhet tu lihet historianëve”, tha Fisher.

Pak kohë më parë një deklarim i Bern Fisher se gjermani i fundit është larguar nga Shqipëria më 4 dhjetor ka riaktualizuar debatet që lidhen me largimin e pushtuesve gjermanë nga vëndi ynë.

“Kjo ka ardhur direkt nga një dokument gjerman. Të tilla data gjithmonë na serviren nga dokumentat. Edhe ky dokument ishte shruar në Berlin në 1945sën por ne nuk e dimë se cili është autori që e ka shkruar këtë dokument. Cfarë dimë është se ky person ishte një analist për cështjet ushtarake i cili shkroi se gjermani i fundit është larguar nga Shqipëria më 4 Dhjetor. Nëse flasim për datat me lejoni tju them se datat nuk janë shumë të rëndësishme. Unë përdor datën 4 korrik që është festa e pavarsisë së shteteve të bashkuara të amerikës. Nëse i referohemi fakteve kongresi e deklaroi pavarsinë dy dit më parë,  pra më 2 korrik dhe dokumenti më pas u nëshkrua gjatë një periudhe 1 mujore. Këto dokumente marrin rëndësi për historianët por kanë më pak rëndësi për kombet. Data është një simbol kështu që ne mbase kurrë nuk do ta mësojmë se kur u largua nga Shqipëria gjermani i fundit. Kjo është një cështje e cila nuk duhet të marrë një fokus të rëndësishëm. Unë i kuptoj përfshirjet e politikës edhe në këtë cështje. Besoj se kombinimi dy datave 28 dhe 29 Nëntor funksionon”, tha Fisher.

Si e shikon Bern Fisher Shqipërinë një vit më vonë në vitin e 101 të saj?

“Shqipëria ndodhet në rrugën e duhur duke zgjedhur si drejtim kursin europian. Kjo është dicka që nuk mund të kthehet prapa pasi ka zgjedhur të jetë një shtet demokratik me ekonomi tregu. Prandaj theksoj se nuk ka kthim prapa. Procesi është i ngadaltë. Natyrisht dua që gjërat të ecin më shpejt në shumë drejtime. Megjithatë mbetem shumë optimist se problemet e shfaqura do të tejkalohen. Vështirësitë ekzistojnë në nivele të ndryshme por unë mbetem optimist”, Fisher.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta