Mourinho: Inter, sa më ka marrë malli!

28/11/2012 10:30

Në një intervistë të gjatë të transmetuar në një televizion portugez, trajneri i Realit të Madridit, Jose Mourinho, foli për nostalgjinë që ndien për periudhën e kaluar tek Interi dhe për tripletën historike të vitit 2010.

”Interi është klubi që më ka pëlqyer më shumë të drejtoj. Asnjë ekip tjetër nuk më ka dhuruar aq shumë kënaqësi. Interi është një familje të zilës unë do t’i përkas gjithmonë. Kur u largova qava më shumë se një herë. Kam përjetuar një ambient fantastik në “Pinetina”, ku stërviteshim dhe kujtime të paharrueshme nga “San Siro””, deklaroi Mourinho.

Në një situatë të tillë, natyrshëm lind pyetja se përse Mourinho vendosi të largohej nga Milano. “Shpesh kam pyetur edhe vetën për këtë, prandaj është e drejtë që ta shpjegoj. Reali më ofroi për herë të tretë që të drejtoja skuadrën dhe miqtë e mi më thonin që mund të isha një trajner i madh, por nëse nuk do të fitoja titullin kampion me Realin diçka do të më mungonte gjithmonë. Capello e bëri më parë diçka të tillë. Për këtë arsye, u takova personalisht me Florentino Perezin dhe pranova ofertën e tij. Megjithatë, për Interin kam një nostalgji që mbetet gjithmonë brenda meje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA