Mediat e huaja për “Shqipërinë e Madhe”

28/11/2012 11:20

“Tirana zyrtare riluan me kartën e Shqipërisë së Madhe në këtë 100-vjetor të themelimit të shtetit shqiptar”.

Kështu komentoi Agjensia Italiane e Lajmeve “ANSA” deklaratat e fundit të liderave politikë në vendin tonë dhe në trojet e banuara nga shqiptarë.

Në vëmendjen e “ANSA”-s përfundoi një deklaratë e bërë nga kryeministri Berisha gjatë ceremonisë së inagurimit të bustit të Adem Jasharit në Tiranë.

Ndërsa shkruan se Jashari përfaqëson një simbol të rezistencës kosovare ndaj serbëve, “ANSA” citoi këto fjalë të kryeministrit: “Të gjithë ne, të përfaqësuar këtu edhe nga liderat etnikë shqiptarë, duhet të përkushtohemi që të shndërrojmë në realitet idealet për të cilat martirët tanë kanë luftuar një shekull të tërë, atë të një shteti shqiptar të bashkuar në trojet e veta”.

Në komentin e saj, “ANSA”, megjithatë e lidhi këtë rishfaqje të nacionalizmit me zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013: “Në dritën e analizës së analistëve, kjo rishfaqje e nacionalizmit, më shumë se sa me një projekt real, lidhet me çështje të brendshme. Më zgjedhjet që pritet të jenë të ashpra dhe të ngushta, kryeministri Berisha po shfrytëzon çdo shfaqje publike për të fituar pikë popullariteti përballë rivalit të opozitës, Edi Ramës, me të cilin nuk ka mundur të qëndrojë përkrah as me rastin e këtyre ceremonive zyrtare”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA