Ngritjes së flamurit shqiptar nëpër botë, iu bashkuan edhe dy të rinj emigrantë në shtetin fqinj, Greqi.
Dy të rinjtë shqiptarë shkrepën foto me flamurin kuqezi në afërsi të Akropolit për ta postuar më pas atë në rrjetet sociale në internet.
Kaq ka mjaftuar që fotoja të shndërrohet në lajm nga mediat greke. E-magazine.gr shkruan në edicionin online një artikull të titulluar “Flamuri Shqiptar në Akropol”.
Në artikull përmendet 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe në këtë kuadër trajtohet edhe ngritja e flamurit kuqezi nga dy të rinjtë në afërsi të Akropolit në Greqi.
Autoritetet greke ndalojnë rreptësisht fotot në brendi të Akropolit, ndërsa shumë turistë dhe vetë grekët zgjedhin zonat përreth për të shkrepur aparatin duke fiksuar imazhe me në sfond Akropolin.
Top Channel