PD bojkoton përkohësisht komisionet parlamentare, zbulohet mesazhin që u është dërguar deputetëve PS nëpërmjet një ceremonie të vecantë finalizoi në Vlorë nismën online “Ngri Flamurin” nëpërmjet të cilës u arrit të mblidheshin mijëra ëndrra nga të rinjtë shqiptarë në të gjithë botën.
Erjon Velija, Sekretar për Rininë dhe Emigracionin në PS shpjegoi se cfarë synonte PS të arrinte nëpërmjet projektit “Ngri-Flamurin”.
“Kjo festë të ishte pronë e të gjithëve, ne ftuam këdo njeri që ka një ëndërr, që do ta ndajë me të tjerët që ta bëjë dicka të tillë. Statistika e fundit që kontrolluam vetëm para pak minutash nga ky projekt është që shifra e ëndrrave të shqiptarëve të rinj, sot ishte 10.106 ëndrra”, tha zoti Veliaj.
Vlerësimi për ëndrrën më të bukur erdhi nga vetë ata të cilët klikuan në faqen online në Facebook “Ngri Flamurin” dhe ai ishte Kristian Ndreca nga Lezha.
“Për atë që ka më shumë pëlqime se të gjithë të tjerët, kam shumë kënaqësi që t’i lë në kujtim të këtij momenti, imazhin e kësaj kartoline që është flamuri që u ngrit 100 vjet më parë këtu në Vlorë”, tha kreu i opozitës gjatë dorëzimit të titullit.
Edi Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se “një jetë pa ëndrra është një jetë pa shpresë”.
“S’mund të premtoj që të gjitha ëndrrat mund të bëhen realitet, por ajo që unë mund të premtoj, është që nëse ne vërtet besojmë se realizimi i atyre ëndrrave, i këtyre ëndrrave, është e vetmja rrugë për ndryshimin atëherë padyshim ne dimë nga t’ia fillojmë dhe mund t’ia fillojmë andej nga duhet. Kjo ishte një ditë e bukur. Ky ishte një moment vecanërisht i bukur, por duke qenë këtu mes njërëzish që kanë ëndrra të bukura, besoj se nuk gaboj po të them që më e bukura nuk ka ardhur akoma”, tha Rama.
Rama: Ndryshimi është i pandalshëm
Partia Socialiste u zhvendos në Teatrin “Petro Marko” të Vlorës për të hapur ekspozitën “Historia e Flamurit”.
Në fjalën e tij, kryetari i opozitës Edi Rama deklaroi se 100-vjetori është moment historik dhe një moment i jashtëzakonshëm për të parë të ardhmen përmes të shkuarës.
“Një Shqipëri e të gjithë shqiptarëve pa kufij është e mundur. Ne jemi krenarë që jemi pjesë e PS që në gjithë historinë e vet e ka mbrojtur me dinjitetin më të madh interesin kombëtar dhe e ka përfaqësuar atë interes në të gjitha momentet e historisë së saj”, tha Rama, duke uruar të gjithë shqiptarët për 100-vjetorin e Pavarësisë.
Rama theksoi se ndryshimi është i pandalshëm dhe shfaqi shpresën që pas disa vitesh do të jetojmë gjëra që pakkush mund t’i imagjinojë.
Top Channel