Eliminohet PSG, T. Silva gabon nga 11-metërshi
28/11/2012 03:25
Zhgënjim te Paris Saint Germain, i drejtuar nga Carlo Ancelotti, që është eliminuar në çerekfinalet e Kupës së Ligës franceze.
Saint Etienne kalon në gjysmëfinale, falë fitores nga goditjet e 11-metërshave (5-3), pas barazimit pa gola gjatë 90-minutëshit të rregullt, si dhe kohëve shtesë.
Nga penalltitë, gabimi fatal është i ish-mbrojtësit të Milanit, Thiago Silva, teksa për ironi të fatit, një tjetër ish-lojtar i kuqezinjve, Aubameyang, i ka dhënë fitoren St Etienne.
Nuk ka gabuar gjuajtjen e tij Zlatan Ibrahimovic, por kjo nuk mjaftoi për të besuarit e Ancelotti-t, të cilët këtë sezon duket se kanë si objektiv parësor kampionatin, pse jo edhe Champions League, ku kanë siguruar kalimin e fazës me grupe.
Top Channel