Amnistia e Pavarësisë, fluks vetëdorëzimesh

28/11/2012 00:00

Pasi Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve paralajmëroi se nga amnistia e
Pavarësisë mund të përfitonin edhe personat që ishin dënuar në mungesë
për 29 veprat penale të amnistuara një fluks personash janë
vetëdorëzuar.

Si rrjedhim shifrës prej 220 personave që lanë burgjet sot në mëngjes i janë shtuar edhe 230 të tjerë të cilët u janë drejtuar komisariateve me synimin për të përfituar amnistia.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve 230 shtetas që deri më sot kanë qenë në kërkim janë vetëdorëzuar, duke u paraqitur në komisariate. Por ata kanë qëndruar fare pak në këto ambjentë pasi me dokumentat që kishin me vete u kanë vërtetuar autoriteteve se vepra për të cilën ata janë konsideruar fajtorë nga gjykata është amnistuar.
Drejtoria e Burgjeve raporton se pritet të ketë edhe për orën në vijim fluks vetëdorëzimesh, të cilat janë në fuqi për t’u amnistuar vetëm për datën e sotmë të 28 Nëntorit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta