Tiranë, përgatitet torta gjigante

27/11/2012 00:00

Ka nisur përgatitja e tortës në ambientin përpara Teatrit të Operas dhe
Baletit, e cila do të shpërndahet ditën e Festës së Flamurit për
qytetarët.

Torta do te jete 13 tonë me një sipërfaqe drejkëndore prej 550 meter katrore me dy shtresa pandispanje dhe krem dhe do te kete shije shege. Pandispanja e tortes eshte pergtaitur me pare nderkohe qe ne ambientet e TOB-it do te pergatiten shtresat e kremit dhe parashikohet te perfundojë në mëngjesin e së mërkurës.

Ne kuader te festimeve per 100-vjetorin e shpalljes se Pavarësise, kryetari i bashkise Lulzim Basha u ka dhuruar te rinjve te kryeqytetit nje cd me 36 kenge patriotike të mbledhura në arkiv.

“Poshtë përçarja, rroftë bashkimi! Shumë prej këtyre këngëve ne i dimë përmendësh i mësojmë, por shumë prej kanë humbur në pluhurin e kohës apo janë ndaluar për një kohë të gjatë për arsye ideologjike, prandaj Bashkia e Tiranës mori iniciativën t’i gjurmonte këto këngë, të gjente regjistrime të vjetra apo t’i riprodhonte ato dhe t’i sillte në këtë format”, tha Basha.

Festimet kane vijuar gjate gjithe dites ne rugen pedonale ‘Murat Toptani’ me panairin produkte shqiptare koncert me kengetare te rinj. Nderkohe ne oren 12.00  kane mberritur ne bashkine e Tiranes kaloresit nga Mitrovica, te cilet jane nisur per ne Sheshin e Flamurit ne Vlore.Nderkohe ne oret e pasdites vijojne aktivitte te tjera .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB