
Flamuri kombëtar por edhe veshjet, suveniret apo aksesorët e ngjyrosur
‘kuqezi’ kanë shenuar shitje rekord ne dyqanet e suvenireve në këto ditë
të 100-vjetorit të Pavarësisë.
Në krye të listës së shitjeve qëndron flamuri kuqezi, çmimet e të cilit variojnë nga 100 lekë të reja për flamujt e dorës, deri në 3 mijë lekë për flamujt e përmasave më të mëdha, të vendosur në të gjitha godinat e institucioneve.
Por përvec flamurit, jo më pak kërkesa ka patur edhe për veshje e objekte të tjera me stampën e simboleve kombëtare të cilat përdoren për zbukurime që nga shtëpitë e deri tek makinat apo lokalet.
Përvec qytetarëve të të gjitha moshave, interesim të madh për simbolet tona kombëtare kanë paraqitur edhe turistë të ndryshëm që po qëndrojnë në Tiranë në këto ditë feste.
Top Channel