
Me një ceremoni festive qyteti i Peqinit ka kremtuar mbrëmë 100-vjetorin
e Pavarësise së tij. Në 26 nëntor të vitit 1912 një ditë pas Elbasanit,
Peqini ngriti flamurin dhe u shpall i pavarur.
Nje dite me pas ne 27 nentor 1912 flamuri kuqezi do te valevitej ne Tirane.Qindra qytetare ishin mbledhur per te festuar kete ngjarje te madhe te historise tone.
Kryetari i bashkise se Peqinit, Ilir Rrushi ne menyre simbolike ngriti ngriti flamurin ne sheshin kryesor te qytetit. Ai u shpreh se ngritja e flamurit ne Peqin nuk ishte rastesi, por rrjedhoje e luftes dhe sakrificave te patrioteve peqinas.
Festa e Pavaresise ne qytetin e Peqinit vazhdoi deri ne oret e vone, permes nje atmosfere te zjarrte qe dhuruan kengetaret e njohur te muzikes shqiptare.
Ndriçohet kalaja e Gjirokastrës
Gjirokastra i mbylli festimet për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë me një koncert të madh të organizuar prej Bashkisë së Qytetit ku dalluan interpretimet teatrale, kënga poezia dhe dhënia e titujve të nderit për disa figura të shquara të historisë së qytetit me kontribute në gjatë periudhës së pavarësisë.
Një ekspozitë historiko-shkencore me portretet e figurave të harruara dhe dokumnetat e kohës, botime të gazetave që botoheshin në Gjrokastër gjatë periudhës ka celur festimet e mbrëmjes. Ndërkaq për herë të parë kalaja e Gjiroastrës është ndricuar prej një fondi të Ministrisë së Kulturës dhe bashkisë së Gjirokastrës me një vlerë 12 milionë lekë në fazën e parë.
Top Channel