Pasojat e zënkës për Halle Berry

27/11/2012 00:00

Halle Berry fut në sherr modelin Gabriel Aubry, ish-bashkëshortin e saj dhe aktorin Olivier Martinez, i fejuari aktual.

Aktori dhe modeli janë përleshur me grushte në banesën e aktores 46-vjeçare dhe në sytë e vajzës së saj 4-vjeçare Nahla, që Berry e ka me modelin Aubry.

Ky i fundit, edhe pse doli më i dëmtuari nga dyluftimi, u prangos nga policia amerikane si nismëtar i zënkës. Fotot e shkrepura nga policia pas arrestimit, tregojnë plagët e rënda që modeli ka marrë në fytyrë.

Rivali i tij shpëtoi paq nga përleshja, vetëm me disa gërvishtje në duar për të cilat u paraqit në spital për kurim.

Olivier Martinez dhe Halle kanë lënë pezull planet e tyre për t’u martuar për shkak të betejës ligjore që aktorja po vijon me ish-in e saj për kujdestarinë e vajzës.

Modeli Gabriel Aubry paraqiti në gjykatë një padi ku i kërkonte të ndalohej zhvendosja e ish-bashkëshortes së tij dhe partnerit aktual të saj në Francë për shkak se kjo do t’i kushtëzonte takimet me vajzën e tij.

Kërkesa u pranua nga gjykatat amerikane, pavarësisht se Halle Berry këmbënguli se jetesa në Francë do të mbante larg paparacëve vajzën e saj për shkak të ligjeve të forta që aplikohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA