Ndërron jetë pioneri i transplantit të organeve, Joseph Murray
27/11/2012 05:10
Fituesi i çmimit Nobel ndërroi jetë në të njëjtin spital të Bostonit, aty ku rreth 6 dekada më parë, ai kreu operacionin e parë për transplantin e një organi, gjë që transformoi mjekësinë.
Në dhjetor 1954, doktor Murray hyri në histori, pasi bëri transplantin e veshkave mes dy binjakëve identikë.
Ai e mësoi këtë profesion gjatë Luftës së Dytë Botërore, teksa trajtonte ushtarët e djegur keq.
Duke kryer shartimin e lëkurave tek ushtarët, ai kuptoi se pengesa më e madhe në këto procedura ishte refuzimi i sistemit imunitar ndaj indeve të huaja.
Top Channel