Leo Messi, pushim në Kupë

27/11/2012 15:45

Trajneri i Barelonës, Tito Vilanova, ka lënë pushim lojtarët kryesorë të skuadrës në kuadër të ndeshjes së kthimit të 1/16 të Kupës së Mbretit që katalanasit do e luajnë ndaj Alaves, ditën e mërkurë.

Leo Messi, Xavi Hernández, Andrés Iniesta, Víctor Valdés, Sergio Busquets, Gerard Piqué dhe Jordi Alba nuk janë grumbulluar për këtë takim pasi ndeshja e parë në transfertë është fituar nga Barcelona me rezultatin 0-3.

Gjithashtu në këtë ndeshje do të mungojë edhe i dëmtuari Dani Alves.

Në listën e të grumbulluarve, ku shumica janë nga skuadra B e Barcelonës, nuk janë lënë pushim Cesc Fàbregas, Carles Puyol, Pedro Rodríguez, Alex Song dhe Javier Mascherano.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA