Kupa e Pavarësisë, fiton Shkëndija e Tetovës

27/11/2012 00:00

Shkëndija e Tetovës është fituesja e turneut “Kupa e Pavarësisë 2012” që u zhvillua në Vlorë.

Skuadra shqiptare nga Maqedonia do të mbahet mend gjatë pasi triumfi në këtë turne mbarëshqiptar përkon me festën e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Shkëndija mundi me 11-metërsha në finale skuadrën kosovare të Prishtinës.

Kjo është hera e dytë që ky trofe fitohet nga një skuadër shqiptare nga Maqedonia pasi më parë e kishte fituar edhe ekipi i Renovës.

Flamurtari kryeson me 2 trofe, ndërkohë që vitin e kaluar këtë trofe e fitoi skuadra kosovare e Hysit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta