Kandidatët e “Golden Boy 2012”

27/11/2012 16:50

‘Tuttosport’ ka publikuar emrat e tre finalistëve të “Golden Boy 2012”, çmim që gazeta sportive italiane ia jep lojtarit më të mirë U-21 që luan në Europë.

El Shaarawy (Milan), Isco (Malaga) dhe Courtois (Atletico Madrid) janë të rinjtë që janë përzgjedhur nga votat e 30 gazetarëve nga 20 shtete të ndryshme.

Fituesi do të shpallet një javë para Krishtlindjeve.

Cmimi “Golden Boy” ka lindur në vitin 2003. Në listën e fituesve të tij gjejmë emra të mëdhenj të futbollit si Wayne Rooney, Leo Messi apo Cesc Fabregas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA