Interi humbet në Parma, kalohet nga Napoli

27/11/2012 02:30

Inter del i humbur nga Parma, duke mbetur 4 pikë larg Juventus, por duke u parakaluar nga Napoli në klasifikim.

Një humbje e merituar dhe e arritur falë inkursionit të Sansone-s që, duke përfituar nga hapësira e lënë nga Guarin e Samuel, ka shtangur Handanovic, 15 minuta nga fundi i takimit.

Inter është shfaqur aspak precize dhe shumë pak e rrezikshme, ndryshe nga Parma, që zhvilloi një ndeshje të mirë dhe tashmë gjendet e 7-ta në Serie A.

Inter nuk përfiton kështu nga humbja e Juves me Milan, për t’iu afruar kreut. “Kemi zhvilluar një nga pjesët e dyta më të këqija të sezonit deri tani, – pranon Andrea Stramaccioni, – por kemi paguar shumë shtrenjtë një gabim të madh. Nuk mund të pësonim një gol të tillë, nga një rivënie anësore në mesfushë”. Pas fitores në “Juventus Stadium”, është marrë vetëm 1 pikë në 3 ndeshje: “Tashmë jemi të irrituar”.

Në ndeshjen tjetër të ditës së hënë, Napoli nuk gabon në transfertën kundër Cagliari. Arrihet kështu rezultati optimal me sforcot më minimale, duke ditur se Napoli shkonte në këtë takim me emergjencë në repartin e sulmit.

Për të vendosur këtë ndeshje të komplikuar, ka menduar i zakonshmi Hamsik, në të 73-n, kur përfitoi nga një gabim i Ekdal për të shënuar golin e vetëm, 0-1.

Vetëm një rast i Insigne për t’u përmendur më herët, i cili goditi shtyllën, teksa sardët u “kënaqën” vetëm me dy gjuajtje të dobta drejt portës. Napoli tashmë ndodhet -2 pikë nga Juve.

“Titulli nuk është një shqetësim për mua, – ka konfirmuar menjëherë Walter Mazzarri. – Kemi 9 pikë më shumë se sa sezoni i kaluar, kështu që djemve nuk mund t’u kërkoj më shumë”.

Suksesi erdhi, pavarësisht mungesave të shumta: “Ka qenë një provë e rëndësishme maturiteti, ndaj një Cagliari që tregoi se ishte një kundërshtar në formë të mirë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA