Adriano Galliani, administratori i deleguar i Milanit, u shpreh i kënaqur tani që skuadra kuqezi duket se ka bërë kthesën në një sezon të nisur si mos më keq.
“Hasëm vështirësi në fillim, por kaluam në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve dhe kemi mundur kryesuesen e kampionatit (Juventus)”, deklaroi Galliani për mediat sportive italiane.
I vetmi problem për Milanin duket se është Pato. Galliani shpjegon: “Nuk ka thënë kurrë që kërkon të largohet. Ai kërkoi vetëm të luante më shumë, ndërsa Cassano ma bombardonte celularin me mesazhe ku më shkruante se donte të ikte. U bë i bezdisshëm.”
Në lidhje me përforcimet e merkatos së janarit, Galliani tha: “Kemi 30 lojtarë në skuadër, pa përmendur të rinj si Valoti dhe Carmona. Më parë duhet të shesim e pastaj të blejmë.”
Top Channel