Një stadium pjesërisht i shkatërruar nga bombardimet izraelite të këtij muaji në Gaza do të rindërtohet nëpërmjet ndihmës së Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA).
Lajmi u raportua ditën e martë nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valk, i ndodhur në Brazil, me rastin e mbajtjes së shortin për Kupën e Konfederatave.
”Është detyra jonë që të rindërtojmë infrastrukturën e shkatërruar të futbollit në Palestinë”, deklaroi Valk.
Bombardimet shkaktuan shembjen e një pjese të tribunës qëndrore të statiumit prej 10 mijë vendesh, duke shkaktuar një dëm prej disa milionë dollarësh.
Stadiumi i dëmtuar është një prej tre impianteve që përdor kombëtarja palestineze e futbollit për ndeshjet e saj ndërkombëtare.
Për shkatërrimin e stadiumit, Izraeli përdori si justifikim përdorimin e impiantit nga Hamasi për lëshimin e raketave drejt territorit hebre.
Top Channel