Festë me uniformat e Waffen SS

27/11/2012 00:00

Organizimi i një feste ku të ftuarit gjermanë zgjodhën të vishnin uniforma origjinale të ushtrisë naziste të përdorura gjatë Luftës së Dytë Botërore shkaktoi reagimin e publikut në qytezën e Kentit në Britaninë e Madhe.

Nga fotot e publikuara nga The Sun shihen qartë pjesëmarrësit në festë të veshur me uniforma të famëkeqëve Waffen SS, forcat elitë të Hitlerit gjatë luftës më të madhe të njerëzimit. Sipas The Sun të paktën njëri prej pjesëmarrësve është ish-anëtar trupave SS që gjatë luftës edhe është dekoruar me “Kryqin e Hekurt” nga vetë Hitleri.

Pjesëmarrësit që zgjodhën të vishnin uniformat naziste ishin të gjithë shtetas gjermanë të ftuar nga “Second Battle Group”, një organizatë kontraversiale britanike, e njohur për qendrimet ekstreme të djathta.

Pas kritikave të vërshuara drejt saj, vetë organizata “Secon Battle Group” reagoi në faqen e saj në internet duke deklaruar se nuk është një organizatë politike dhe se nuk lejon që në gjirin e saj të bashkohen elementë ekstremistë, por synon të ngjisë sa më lartë portretin e ushtarëve të thjeshtë Waffen SS.

Ky nuk është rasti i parë që SBG vendoset në qendër të kritikave për qendrimet e saj ekstremiste. Pesë vjet më parë, në një filmim amator, anëtarë të saj këndonin këngë pro-naziste, ndërsa një ndër anëtarët kyç të saj, Glen Swallow deklaronte se nëse do të ekzistonin Waffen SS sot, do t’u bashkohej menjëherë për të “pastruar Anglinë nga muslimanët”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA