Edhe nxënësit e shkollës “Turgut Ozal” kanë marrë pjesë në festimet me rastin e 100-vjetorit të formimit të shtetit shqiptar, duke organizuar një koncert festiv me tematikë atdhetare.
Nxënësit recituan vargje të poetëve kushtuar flamurit dhe Pavarësisë, ndërsa të tjerë interpretuan në pjesën teatrale, ku ishte përzgjedhur ngritja e flamurit nga Ismail Qemali dhe burrat e tjerë të kombit.
Disa prej nxënësve, të shoqëruar nga kori i shkollës, kanë interpretuar këngë të njohura patriotike kushtuar Shqipërisë. Në fund janë vlerësuar edhe nxënësit më të talentuar, të cilët kanë marrë cmime të posacme.
Në koncert kanë qenë të pranishëm edhe drejtori i Muzeut Kombëtar, Luan Malltezi, dhe studiuesja e njohur italiane, Lucia Nadin, të cilët kanë vlerësuar nismën e shkollës në rritjen e brezave të rinj me dije për vlerat dhe historinë e kombit tonë.
Top Channel