Durrës, përurohet monumenti i Ismail Qemalit

27/11/2012 18:50

Në këtë 100-vjetor, Durrësi ka përoi të martën bustin e babait të pavarësisë Ismail Qemal Bej Vlorës, që është vendosur pikërisht në vendin ku plaku i urtë dhe i mençur zbriti për të filluar misionin e tij patriotik.

Në përurimin e këtij busti vendosur pranë hyrjes së portit detar morën pjesë personalitete të qytetit bregdetar dhe qytetarë durrsakë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryebashkiaku Dako deklaroi se Durrësi, nga ku nisi rrugëtimi i Ismail Qemalit drejt shpalljes së pavarësisë do ta përkujtojë përjetësisht këtë figurë legjendare dhe falenderoi shoqatën “Durrësi për kontributin e dhënë në realizimin e kësaj vepre të skulptorit Haxhi Kalluçi.

Busti i derdhur në bronz është vendosur në një bazament të punuar me gurë të gdhendur që dëshmojnë forcën dhe rezistencën dhe në kohë të vështira.

Në këtë ceremoni përshëndetën edhe skulptori Kalluçi dhe presidentja e kompanisë “Aluflor”, Florentia Xheka, që shprehën kënaqësinë e tyre që Durrësi do ta ketë tashmë të përjetësuar figurën e Ismail Qemal Bej Vlorës, këtij reformatori dhe vizionari të pashembullt që hodhi themelet e shtetit të ri shqiptar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA