Brad Pitt: Së shpejti martohem me Angelina Jolie

27/11/2012 16:20

Brad Pitt më në fund e ka ndarë mendjen: do të martohet së shpejti me Angelina Jolie, aktoren e famshme me të cilën ka shumë vite lidhje dhe gjashtë fëmijë, tre prej të cilëve të adoptuar.

Aktori 48-vjeçar ka folur në premierën e filmit ‘Killing Me Softly’ në Nju Jork për revistën ‘People’: “Koha ka ardhur. Shumë shpejt do të martohemi. Fëmijët e duan shumë këtë gjë dhe po na shtyjnë të martohemi sa më parë.”

“Gjithsesi, e ndjej edhe vetë se është koha e duhur për të hedhur këtë hap”, shtoi Pitt.

Cifti “Brangelina” kanë shtatë vite të lidhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA