Komuna Kozarë në Berat nderoi të martën, në kuader të 100-vjetorit të pavarësisë kompozitorin e njohur, Agim Prodani, “babain” e muzikës së lehtë shqiptare.
Në këtë eveniment kanë qenë të pranishem krerë të pushtetit lokal, zv.prefekti i Beratit, bashkëshortja e kompozitorit, Anita Take dhe djali i tij, Kujtim Prodani.
Kryetari i Komunës së Kozarës, Myslym Haxhia ka dorëzuar titullin e nderit bashkëshortes Anita Taka, e cila mes emocionesh ka falenderuar gjithë banorët për këtë nder që i behet kompozitorit aq të dashur për të gjithë brezat.
Ndërkohë, Kujtim Prodani, mes emocionesh falenderoi këtë nder që i bëhet babait të tij duke premtuar së do ecë ne gjurmët e tij dhe do vazhdoj edhe më tej ëndrën e babait të tij për muzikën.
Top Channel