“100 kitara për 100-vjetori”
27/11/2012 00:00
“100 kitara për 100-vjetorin” është titulluar aktiviteti i sjellë nga këngëtarët e serenatave për të përcjellë urimin e tyre në këtë përvjetor të Pavarësisë.
Këtij urimi historik nuk kishin si t’i mungonin serenatat dhe këngët patriotike të përcjella me tingujt e ëmbël të kitarave.
Të vendosur në sheshin para Katedrales në Korçë, këngëtarë të të gjitha moshave janë bashkuar njëzëri duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve që kanë shijuar këtë aktivitet.
Temperaturat e ftohta të nëntorit nuk kanë trembur aspak zërin dhe fjalën e ngrohta të serenatave.
Top Channel