Në një pozicion dominues, diku në lagjen Dunavat të Gjirokastres , shtëpia e Topullarëve ngre krye si një monument mitik i mbirë nga shekujt.
Këtu janë rritur Bajo e Çerçizi e ka hyrë e ka dalë e gjithë çeta që historinë e shkroi me pushke e penë pa u tërhequr kurrë, në këtë shtëpi edhe sot hijerënde, e ku jetojnë ende pasardhësit e tyre.
Muzeu i dikurshëm ka rreshtur së qëni i tillë. Gjithçka ende ka mbetur është falë përkujdesjes së familjareve.
Asnjë fond, asnjë mbështetje, asnjë vëmendje, asgjë tjetër për këtë vatër të shqiptarizmës nga autoritetet qëndrore e lokale.
Shtepia nuk eshte e hapur me per vizitore e turiste, ndersa dhoma e vetme e mbetur muze nga dikur eshte ruajtur me egoizëm si kujtim personal nga familjaret, siç rrefen jo pa pikellim edhe nusja e njerit prej niperve te Çerçizit.
“Nuk kanë ardhur një herë të na thonë si jeni dhe si është shtpëia. Nuk ka pasur kurrfarë ndihme, gjithmonë na është thënë që nuk ka fonde”, thotë pasardhësja e heroit, Makbule Topulli.
Heshtje e mpiksur mes fotografive te zverdheta, stendave te perkulura nga koha, e historise se braktisur prej nje kohe te gjate.
Leme pas shtepine e madhe te Topullareve, per t’u drejtuar ne muzeun e ri te qytetit te ngritur ne kala vetem pak kohe me pare, e ku siç na thote nje studiues eshte vendosur edhe nje stende kushtuar Çerçiz Topullit.
Por, perballja me realitetin qe ofron kjo pjesez e muzeut shkon pertej zhgenjimit, pertej turpit qe nuk mund mos te te preke teksa gjendesh balle thjesht dy fotove dhe asgje me shume. Kjo eshte vlera dhe hapësira qe i eshte dhene Çerçizit ne kete muze.
“Muzeu, sikur donte të eliminonte dikë, të merrte memorjen dhe nëse na humb edhe ajo, nuk kemi të shkuar, nuk kemi të tashme dhe vendoset në dyshim edhe e ardhmja”, ankohet Shyqyri Hysi, historiani i universitetit “Eqerem Çabej”.
Edhe shkolla e pare shqipe ne Gjirokaster, e hapur me kontributin e forte te Bajos e Çerçizit si muze eshte thjesht nje kujtim i se shkuares.
Pertejmi vendi ku u vra Bimbashi ne mars te 1908, ndersa ne marrim nje rruge me shume se te rreckosur qe ndan Mashkulloren nga aksi nacional pak kilometra nga Gjirokastra, fshatit ku ndodhi perballja me e forte mes çetes se Çerçizit dhe garnizoneve turke.
Nga muzeu qe ekzistonte dikur ka mbetur vetem kjo ngrehine e shtrembert që nuk fsheh me asgje brenda saj.
Ndersa ne krye si simbol i gjynjezimit te historise, rrapi, i kthyer vetem pak kohe me pare ne nje cung, qe kerkon e s’mundet te thote me asgje, me trupin qe i duket si i drejtuar nga qielli , a thuaj se vetem andej mund t’i vije ende ndihme.
Asgje tjeter nuk ka mbetur as nga Çerçizi, as nga çeta dhe as nga djali i fshatit pjese e saj Zeman Mashkullora.
Ne periferi te fshatit, ne nje cep jo larg tij, mbahet ende në këmbë me veshtiresi hauri i famshem e i vertete ku luftoi çeta e Çerçizit.
Balle gureve qe po zhduken me shpejtesi edhe lapidari sot i çngjyrosur, e shperfyruar ashtu si Mashkullora qe po zvenitet ngadale nga historia e saj. Askush nuk eshte kujdesur me per kete vend qe mbeshtjell pas vetes nje copez histori te madhe.
Ne ndjekje te hapave te historise , udhetojme me tej drejt fushes se shtojit ne Shkoder, ku ne korrikun e vitit 1915, Çerciz Topulli dhe Muço Qulli u ekzekutuan nga forcat pushtuese malazeze.
Por, edhe ketu asgje nuk ndryshon, edhe pse ky 100-vjetor pavaresie duhet te ishte një rast për të mbledhur bashkë duke u kujdesur per gjithë mozaikun e identitetit tone kombëtar, identitet që nuk behet nga fjale e deklarata politike, por nga vlerat e verteta që qendrojne pas historise qe nese sot nuk ruhet neser sigurisht humbet.
Top Channel