59 vite pas prodhimit, filmi i mirënjohur “Skëndërbeu” vjen në formatin “HD”, në një cilësi maksimale për të gjithë shikuesit shqiptarë.
Projekti u ndërmor pikërisht në vitin e 100 të shtetit shqiptar, për të himnizuar pikërisht portretin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Kompania “Digitalb”, e cila është prodhuese në këtë proces së bashku me “Bunker Film”, është kujdesur që filmi historik që rrëfen bëmat e Skënderbeut, të vijë në formatin me cilësinë më të mirë të mundshme, duke rinovuar formatin e vjetëruar origjinal.
I gjithë filmi u përpunua falë bashkëpunimit të bërë nga një studio italiane në shtetin fqinj, ku edhe u realizua dixhitalizimi.
Ideja fillestare për të rinovuar filmin e Skëndërbeut lindi dy vite më parë, por zbatimi i projektit u bë i mundur vetëm në këtë jubile të pavarësisë, një moment kaq i veçantë për të gjithë shqiptarët.
Top Channel