Mou: Mbase Reali nuk është i kënaqur me mua

26/11/2012 14:20

Jose Mourinho theksoi se marrëdhënia e tij me drejtuesit e Real Madrid është “si përherë”, dy ditë pasi deklaroi se është vetëm ai që ngre zërin kur madrilenëve i shkaktohen padrejtësi.

“Nuk dua që të ankohet askush. Klubi është mbi të gjithë ne punonjësit e thjeshtë dhe klubi duhet të thotë nëse është i kënaqur apo jo me punën tonë. Vlerësimet bëhen në fund. Mbase është klubi që nuk është i kënaqur me mua, por tani për tani kam një marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin dhe me drejtorin e përgjithshëm”, theksoi tekniku portugez.

Në lidhje me titullin kampion tani që Barcelona është shkëputur 11 pikë në krye të renditjes, Mourinho deklaroi: “Për këtë punë do të flasim të premten sepse sot do të flas vetëm për Kupën e Mbretit.”

Real Madrid do të luajë të martën ndeshjen e kthimit ndaj Alcoyano në Santiago Bernabeu (22:00). Ndeshja e parë përfundoi 1-4 për madrilenët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA