Menutë e “Titanic”-ut shiten në ankand

26/11/2012 17:40

Dy menu origjinale të transoqeanikut “Titanic” u shitën në një ankand të hënën për pothuajse 100 mijë paund së bashku.

Njëra prej menuve i përkiste klasit të parë dhe iu ofrua udhëtarëve në ditën e parë të udhëtimit famëkeq, në datën 10 prill 1912 ose pesë ditë përpara tragjedisë.

Menuja u mor si suvenir nga dy vëllezër irlandezë, Richard dhe Stanley May, që përdorën anijen për udhëtimin e shkurtër nga Sauthemptoni në Angli, në ndalesën e vetme në Kuinstaun, Irlandë, përpara se “Titanic” të vazhdonte rrugën drejt Nju Jorkut.

Menuja u kalua brez pas brezi në familje, përpara se të nxirrej në ankand, i cili i garantoi pasardhësve të May shumën e 64 mijë stërlinave (80 mijë euro).

Menuja e dytë, e shitur në ankand për 36 mijë stërlina (45 mijë euro), i përket një darke, të mbajtur nga kompania që ndërtoi “Titanic”, me rastin e përfundimit të ndërtimit të anijes.

Në këtë mbrëmje madhështore ishin të ftuar 69 pjesëmarrës dhe edhe kjo menu, u ruajt si suvenir nga njëri prej tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA