“Mandatet”, PS informon ambasadorët

26/11/2012 00:00

Partia Socialiste ka informuar trupin diplomatik të akredituar në
Tiranë, si dhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare, lidhur me
atë të cilën e quan, manovra të paligjshme dhe njëkohësisht të
rrezikshme për një proces zgjedhor ligjor e të ndershëm që qeveria është
duke bërë, nëpërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Gjendjes
Civile.

Pas takimit Sekretari për çështjet zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri deklaroi se “u shpjeguam përfaqësive diplomatike situatën e krijuar në lidhje me çështjen e ndarjes së mandateve. Dhamë argumentet tona, të gjithë analizën që kemi bërë dhe që është paraqitur edhe në KQZ, por në mënyrë më të përmbledhur për ta”.

Partia Socialiste ditët e fundit ka kundërshtuar idenë e ndarjes së mandateve sipas qarqeve për zgjedhjet e ardhme parlamentare nga ana e Kolegjit Zgjedhor, pas mosarritjes së një konsensusi në KQZ.

Top Channel