Kompanitë ajrore “vrasin” obezen

26/11/2012 17:10

Një amerikano-hungareze humbi jetën në Budapest ditën e dielë, pasi tre kompani të ndryshme ajrore refuzuan që ta transportonin në Nju Jork, ku duhet të vazhdonte një trajtim të domosdoshëm mjekësor.

Sipas kompanive, 56-vjeçarja Vilma Soltesz ishte shumë e rëndë për të udhëtuar dhe nuk mund t’i ofronin një vend në bordin e avionëve të tyre.

Me peshë mbi 200 kilogramë, Soltesz kishte humbur njërën prej këmbëve dhe detyrohej të transportohej me një karrocë të ndërtuar posaçërisht për përmasat e saj.

Së bashku me bashkëshortin, siç raportoi “New York Post”, Soltesz kishte udhëtuar në Hungari në 17 shtator dhe planifikonte të kthehej në SHBA në 15 tetor, kohën limit që i ishte caktuar prej mjekëve, për të qëndruar larg një trajtimi të domosdoshëm që ajo realizonte në një spital në Nju Jork.

Me kurën e paaftë për t’u marrë në Budapest, Soltesz ndërroi jetë nëntë ditë pasi iu refuzua kthimi sipas biletës së rezervuar dhe pas tre refuzimeve të tjera për shkak të peshës.

Tashmë, kompanitë refuzuese pritet të përballen me një padi gjyqësore nga ana e bashkëshortit, që do të kërkojë një dëmshpërblim prej miliona eurosh për jetën e humbur të gruas së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA